Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja e Ramës pas deklaratave të Metës

Pas deklaratave të forta të presidentit të Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje ka zgjatur rreth 90 minuta dhe besohet se është diskutuar për hapat e mëtejshëm lidhur me përpjekjet e Ramës për shkarkimin e presidentit por edhe për votimet e 30 qershorit.

Sipas “BalkanWeb”, Rama i ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të Kryesisë të bëhen mbledhje dhe analiza me asambletë e PS në çdo bashki.

Po ashtu, Rama ka kërkuar të bëhen diskutime për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti Meta dha zgjidhjen e tij për krizën politike.

Meta propozoi që më 13 Tetor të bëhen dy palë zgjedhje.Zgjedhje të Përgjithshme por edhe për presidentin.

Deri më tani kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vendimin e Metës dhe mbledhja e sotme është lëvizja e parë e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *