Vendosni fjalën kyçe....

Shpërdoron detyrën në “Call-Center”, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës ka ndaluar një 29- vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. I riu me inicialet F.P nga Berati, akuzohet se ka kryer një aktivitet të paligjshëm, të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie celulari në Itali, duke shpërdoruar detyrën pranë një kompanie Call-Centeri në Tiranë dhe rrjedhimisht duke i konsideruar dëme të konsiderueshme kompanisë.

29-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm, por në bashkëpunim me 9 shtetas të tjerë të ndaluar më parë.

Detajet e policisë

Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI” ndalohet një 29- vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Seksioni  i Krimit Ekonomik Financiar pranë DVP në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  ndaluan shtetasin në kërkim.

– F. P., 29 vjeç banues në Berat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë  ka vendosur urdhërin e ndalimit për të më  19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Shtetasi i sipërpërmendur, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie  celulari (jashtë shtetit Itali),së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center  në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar ksaj kompanie.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *