Vendosni fjalën kyçe....

George Soros dhe Charles Koch bashkohen për të krijuar diplomacinë e re amerikane


Nga Stephen Kinzer

Përveçse janë miliarderë dhe e shpenzojnë një pjesë të pasurive të tyre për të promovuar kauza për mbrojtjen e kafshëve, financuesi i krahut të majtë George Soros dhe vëllezërit Koch të krahut të djathtë, kanë shumë pak të përbashkëta me njëri-tjetrin.

Ata mund të shihen si dy pole të kundërt. George Soros është një liberal i stilit së vjetër i Marrëveshjes së Re.

Vëllezërit Koch janë mbështetës të zjarrtë të krahut të djathtë, që ëndërrojnë të ulin taksat dhe të rrëzojnë qeverinë.

Tani ata kanë gjetur diçka ku bien dakord me njëri-tjetrin: Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ‘luftës së përhershme’ të saj dhe të përshtasin një politikë të jashtme krejtësisht të re.

Në një nga partneritetet më të shquara në historinë politike moderne amerikane, Soros dhe Charles Koch, më aktivi mes dy vëllezërve, po bashkohen për të financuar një ‘think-tank’ të ri të politikës së jashtme në Uashington. Ajo do të nxisë një qasje ndaj botës, bazuar në diplomaci dhe vetëpërmbajtje sesa tek kërcënimet, sanksionet dhe bombardimet.

Ky është një nocion radikal në Uashington, ku çdo ‘think-tank’ i madh promovon një variant të militarizmit neokonsevrator ose të ndërhyrjes liberale.

Soros dhe Koch po bashkohen për të ringjallur vizionin e venitur të Shteteve të Bashkuara paqësore. Kredibiliteti i rrugës që ata sjellin nga të dy skajet e spektrit politik – së bashku me paratë që ata japin – do ta bëjë këtë institut të ri të mendimit një zë jashtë fushës për burrështetësinë mes një kori në Uashington që nxit politikën e lojës me zjarrin.

‘Kjo është diçka e madhe’, tha Trita Parsi, ish-presidente e Këshillit Kombëtar Amerikan të Iranit dhe një bashkë-themeluese i ‘think tank’-ut të ri.

‘Kjo tregon se sa e rëndësishme është ndalja e luftës së përhershme, saqë ata janë të gatshëm të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të mblidhen së bashku në këtë projekt. Ne do të sfidojmë bazën e politikës së jashtme amerikane në një mënyrë që nuk është bërë të paktën në çerekun e shekullit të kaluar’.

Meqenëse politika e jashtme paqësore ishte një parim themelor i Shteteve të Bashkuara, është e përshtatshme që emri i këtij instituti mendimi, shkon pas në histori. Ai do të quhet ‘Instituti Quincy Artin e Qeverisjes, një homazh për John Quincy Adams, i cili në një fjalim themel në Ditën e Pavarësisë në vitin 1821 deklaroi se Shtetet e Bashkuara ‘nuk do shkojnë jashtë vendit në kërkim të monstrave për t’i shkatërruar. Ajo është dashamirëse për lirinë dhe pavarësinë e të gjithëve. Ajo është kampione dhe mbrojtëse vetëm e lirisë së saj.

‘Instituti Quincy do të promovojë një politikë të jashtme të bazuar në parimin, jeto dhe lër të jetojnë.

Instituti ka në plan të hapë dyert e tij në shtator dhe të bëjë një përurim zyrtar më vonë në stinën e vjeshtës. Donatorët e tij themelues – Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Soros dhe Fondacioni Charles Koch – kanë kontribuar secili nga gjysmë milioni dollarë për të financuar ngritjen e tij.

Një grusht donatorësh individualë janë bashkuar për të shtuar rreth 800,000 dollarë të tjera. Deri vitin e ardhshëm instituti shpreson të ketë një buxhet prej 3.5 milion dollarësh dhe një staf ekspertësh të politikave, të cilët do të nxjerrin materiale për t’u përdorur në Kongres dhe në debatet publike. Ofertat përpunësim janë çelur.

Përveç Parsit, bashkëthemelues të tjerë janë disa kritikë të mirënjohur të politikës së jashtme amerikane, përfshirë Suzanne DiMaggio, e cila ka kaluar dekada duke promovuar alternativa negociimi për konfliktin me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut; historiani dhe eseisti Stephen Wertheim; dhe autori anti-militarist dhe koloneli i ushtrisë në pension, Andrew Bacevich.

‘Instituti Quincy do të ftojë, progresistët dhe konservatorë që janë kundër ndërhyrjeve në vendet e huaja, që të marrin në konsideratë një qasje të re, më pak militarizuese ndaj politikës’, tha Bacevich, kur u pyet se pse u bë pjesë e këtij instituti.

‘Ne e kundërshtojmë luftën e pafund kundërproduktive. Ne duam të rivendosim rrugën e paqes në axhendën e politikës së jashtme të vendit’.

Në terma konkretë, kjo do të thotë se ‘Instituti Quincy’ ka gjasa të mbrojë një tërheqje të trupave amerikane nga Afganistani dhe Siria; një kthim në marrëveshjen bërthamore me Iranin; qasje më pak konfrontuese ndaj Rusisë dhe Kinës; përfundimin e fushatave të ndryshimit të regjimit në Venezuelë dhe Kubë; dhe reduktime të forta në buxhetin e mbrojtjes.

Ai synon të përgatisë katër raporte para fundit të vitit 2019: dy për qasje alternative në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore, një në ‘dhënien fund të luftës së përhershme’ dhe një të quajtur ‘demokratizimi i politikës së jashtme’.

Në deklaratën e parimeve pohohet se Shtetet e Bashkuara ‘duhet të angazhohen me botën dhe thelbi i angazhimit është bashkëpunimi paqësor ndërmjet popujve. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara duhet ta çmojnë paqen dhe ta ndjekin atë përmes praktikës së fuqishme të diplomacisë…Përdorimi i forcës së armatosur nuk përfaqëson angazhimin amerikan në botë. Forca merr jetët njerëzore, duke shkatërruar angazhimin në mënyrë të pariparueshme. Çdo vendim i përdorimit të forcës duhet të ndodhë vetëm si veprim i fundit dhe duhet të përdoret shumë rrallë. Ushtria ekziston për të mbrojtur njerëzit dhe territorin e Shteteve të Bashkuara, jo për të vepruar si një forcë globale e sigurisë’.

Thellësia e kësaj ‘herezie’ mund të vlerësohet vetëm duke njohur fuqinë e madhe që ushqen ekosistemin e ‘think-tank’-ut të Uashingtonit.

Këto ‘punishte bisedash’ punësojnë ekspertë që shfaqen për të këshilluar politikanët, gazetarët, anëtarët e stafit të Kongresit dhe publikun. Ata shkruajnë editoriale dhe japin mendime në kanalet e lajmeve.

Në politikën e jashtme, të gjitha ‘think tank’-et e mëdha të Uashingtonit nxisin dogmat ndërhyrëse: Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime kudo, prandaj duhet të jenë të pranishëm kudo dhe termi ‘i pranishëm’ përfshin mbajtjen e më shumë se 800 bazave ushtarake në vendet e huaja dhe shpenzimin e biliona dollarëve në konfrontime të pafundme me vendet e huaja.

Kjo, me disa ndryshime, është etika që lëvizë ‘think tank’-et konservatorë si ‘Instituti Amerikan i Ndërmarrjeve’ dhe ‘Fondacioni Heritage’, si dhe ato liberale si ‘Qendra për Progresin Amerikan’ dhe ‘Instituti Brookings’. Aq i dëmshëm sa është mbështetja e fuqishme e projektit global-hegjemonik, është korrupsioni që qëndron pas tij.

Shumë ‘think-tank’-e të Uashingtonit mbështeten nga industritë dhe fuqitë e huaja të etura për të fryrë kërcënimet në mënyrë që të formësojnë ligjin amerikan, politikën dhe opinionin publik. ‘Ekspertët’ e tyre shpesh paguhen me shirita që mbulojnë veten në shenjë respekti institucional në mënyrë që të mund të maskohen si analistë të pavarur.

Kur shpërthejnë krizat e huaja si lufta në Jemen, kritikët e politikës amerikane dalin dhe u jepet hapësirë ​​për të shfaqur pikëpamjet e tyre.

Megjithatë, këto protesta janë episodike. ‘Instituti Quincy’ ka për qëllim të ofrojë një trupë ekspertësh në Uashington, i cili do të promovojë një paradigmë të unifikuar të politikës së jashtme, të bazuar në iniciativën shtetërore dhe bashkëpunimin.

Themeluesit e saj planifikojnë të përfshihen në fushatat bazë, veçanërisht në komunitetet e pakicës. Ata shpresojnë që specialistët e tyre do të arrijnë më në fund për t’u futur në shtabet e Kongresit dhe degën e ekzekutivit – siç kanë bërë ish-nxënësit e think-tank-eve s pro-ndërhyrjeve për dekada të tëra.

‘Disa rryma interesante po dalin në politikën amerikane dhe ne duam ta kapim këtë moment, por ne jemi gjithsesi për një rrugëtim të gjatë’, tha Parsi.

‘Do të jetë një dështim nëse në 10 vitet e ardhshme ne do jemi ende duke kritikuar. Në 10 vjet, ne duam të jemi duke drejtuar autobusin, në drejtimin e së gjithës.’

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bostonglobe.com

*Korrigjim: Një version i mëparshëm i këtij shkrimi tha se vëllezërit Koch po financojnë ‘Institutin Quincy’. Vetëm njëri prej vëllezërve, Çarls, po e mbështet këtë think-tank.

*Stephen Kinzer është një partner i hershëm në Institutin Watson për Çështjet Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Brown.

Përshtati në shqip: Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *