Gara për Topin e Artë e cila dukej një sprint dyshe mes Lionel mesit dhe Virxhil Van Dijk, tani ka favorit këtë të fundit në kuotat e shpërndara.
Nga një koeficent 1.9 që kishte para sfidës në Kupën e Amerikës, Lionel mesi tani ka rrëshqitur në vendin e dytë. Më i vlerësuari aktualisht është mbrojtësi i Liverpulit, Virxhil Van Dajk. Autor i një sezoni fantastik me fanelën e reds që kulmoi me suksesin në Ligën e kampioneve, futbollisti që është kthyer në një digë të pakalueshme tani është favorit.
Van dijk duhet ende të zhvillojë 3 finale të tjera këtë vit, me Superkupën e Europës ndaj Çelsit dhe botërorin e klubeve si synimet kryesore. por edhe pa këto trofe, holandezi mbetet në majën e preferencave. Kanavaro ishte mbrojtësi i fundit që fitoi Topin e Artë, por tani me lojën në fushë Van Dijk do ta rikthejë vlerësimin individual në këtë rol.