Vendosni fjalën kyçe....

Opozita nuk ndalet, protestë në datën 8 korrik


Opozita do vazhdojë strategjinë e saj me organizimin e protestave. Këtë herë opozita do thërresë në Tiranë, në datën 8 korrik në orën 20:00 qytetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i opozitës Lulzim Basha në një dalje për mediat pas përfundimit të takimit me kryetarët e bashkive të djathta.

“Dua të falënderoj nga zemra mbi 85% të shqiptarëve, dua t’i ftoj këta shqiptarë dinjitoz të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe, për të vazhduar të vendosur betejën tonë për çmontimin e diktaturës. Të gjithë bashkë në orën 20:00 në protestë”- u shpreh Basha.

Kjo do jetë protesta e 10 kombëtare e zhvilluar nga opozita që prej nisjes së aksionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *