Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen krateri i vullkanit në Siçili, turistët hidhen në det (VIDEO)


Një seri shpërthimesh u regjistruan pasditen e djeshme në kraterin e vullkanit të ishullit Stromboli, në Siçili.

“Ansa.it” shkruan se turistët janë hedhur në det nga frika e shpërthimeve.  Një person ka humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit. Kryetari i bashkisë së Liparit, Marco Giorgianni tha se viktima ishte 35 vjeç nga Milazzo, i quajtur Massimo Imbesi. Ai kishte shkuar në Ishull për të pushuar me një mik brazilian, i cili u plagos rëndë.

Mbrojtja civile rajonale siçiliane ka urdhëruar vendosjen e një anijeje ushtarake dhe një anije private si masë paraprake për operacionet e shpëtimit dhe për evakuimin e banorëve dhe turistëve nga ishulli.

Numri i njerëzve të evakuuar nga Ginostra, fshati më i prekur në Stromboli nga shpërthimi, është rritur në 70. Ata janë turistë që kanë frikë dhe nuk duan të kalojnë natën në ishull.

Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në arqipelagun e ishujve Eolie në Siçili. Është një vullkan aktiv me sipërfaqe rreth 12 km katror e i lartë mbi 900 metra mbi nivelin e detit.

https://www.youtube.com/watch?v=rWWifKNawRk


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *