Nertila Marku, e sëmurë me kancer ka bërë akuza të forta disa muaj më parë, lidhur me mënyrën se si trajtohen të sëmurët në Shqipëri.
Para ambasadorëve, siç ka qenë ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ish-ministres se Arsimit Lindita Nikolla dhe para Donika Godajt, drejtoreshës të Sorosit, përgjegjëse për shoqatën YWCA-Albania, Marku u ka thënë se nuk duhet bërë shoë por sensibilizim në luftën kundër kësaj sëmundje.
Rebelimi i Markut ka ndodhur pikërisht në skenën kur zyrtaret e Tiranës kishin shkuar për të performuar rolin e “drejtueseve që u vinë në ndihmë të sëmurëve” me anë të një fushate.
Me zë e figurë Marku u tha:
“Një institucion më përjashtoi nga tarifa e shkollimit sepse kisha shumë kohë që doja të merrja diplomën…dhe u ndjeva sa keq, u ndjeva dhe shumë mirë.Andaj tani që përfitoj edhe nga prezenca e ministres së Arsimit këtu do t’i kërkoja në shenjë simbolike nga unë por edhe nga zëri i shumë grave dhe vajzave meqenëse është viti i 9-të që bëhet ky aktivitet, i falenderoj shumë organizatorët. Minimalisht unë ngre zërin sot dhe u kërkoj që 9 gra që janë studente nëpër shkolla të larta të përjashtohen nga tarifa e studimit këtë vit.”
Vazhdon më tej Marku:
“Nuk e di nëse kjo mund të bëhet megjithatë ishte këshilla ime sepse është vërtetë shumë e dhimbshme që të duhet të blesh edhe këtë ilaç (nxjerr nga xhepi ilaçin).Unë e pi që në muajin mars. Kushton 108 mijë lekë të vjetra në muaj, merret pa faturë tatimore. Vetëm ky!
Dhe përfitoj edhe nga prezenca e ambasadores së Bashkimit Europian: Faleminderit që jeni këtu zonja ambasadore! Unë si një studiuese e marrëdhënieve ndërkombëtare e kam parë shumë mirë se ku qëndron hierarkia e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut të këtij vendi dhe padyshim ato janë të drejta themelore që garanton kushtetuta…I kërkoj padyshim edhe zëvendësministres së Arsimit për burrat e politikës shqiptare…nëse mësohen të vjedhin sa më pak, atëherë gratë do të jetojnë sa më gjatë.”
Lezhianja i mbyll gojen Vlahutin on Vidnews.
Ndërsa publiku i njeh ish-ambasadoren Vlahutin dhe ish-ministren Nikolla, për drejtoreshën e Sorosit, Godajn ka patur më pak informacion.
Për Donika Godajn së fundmi janë publikuar fakte që mendohet se e përfshijnë në një projekt mashtrimi me Ambasadën Amerikane dhe grabitje të dyshuar të fondeve.
Fjala është për një vepër murale, të autores Nermin Shurdha, e cila pretendohet se ishte mundësuar nga shoqata e Godajt.
Këtij pretendimi i ka dhënë zë këto ditë edhe Ambasada Amerikane në Tiranë./Hashtag.al