Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për trafik droge në Itali, 59 vjeçari arrestohet në Vlorë

 

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge.

Mësohet se është vënë në pranga shtetasi Ramadan Budani, banues në fshatin Fitore .

59-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike dhe në vitin 2009 Gjykata e Palermos ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestohet provizorisht 59 vjeçari R. B., banues në fshatin Fitore – Vlorë, për veprën penale “Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Gjykata e Palermos – Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale “Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *