Kompania e njohur franceze, Michelin, pritet të hedhë në treg goma pa ajër brenda vitit 2024.
Kjo pritet të zvogëlojë numrin e dëmeve për shkak të shpimit të gomave nga gozhdët apo sendet e tjera. Materiali përbërës i tyre pritet të jetë fibrat prej xhami, resini dhe të tjerë përbërës plastikë.
Ato do jenë të përshtatshme edhe për rrugët e prishura e me gunga duke e përthithur goditjen për shkak se janë tejet elastike.
Sipas Michelin gomat nuk kanë nevojë për mirëmbajtje.