Vendosni fjalën kyçe....

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, kërcënohet në serbisht gazetarja kosovare


Korrespondentja e televizonit regjional N1 në Kosovë, Zana Cimili, ka marrë kërcënime me jetë në serbisht në rrjetet sociale.

Siç shkruan “Gazeta Express”, gazetarja kishte publikuar një fotografi të vajzës së saj në “Instagram”, ku një person i ka shkruar në gjuhën serbe se ka shumë dëshirë të vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptari.

 “Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”, ka shtuar ai.

Personi në fjalë, ka shtuar: “Shpresoj që një luftë e re do shpërthejë në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

Lidhur me ngjarjen, ka ardhur një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që e i konsideron të papranueshme thirrjet për dhunë dhe të gjitha kërcënimet ndaj grave gazetare.

AGK bën thirrje për distancimin nga gjuha e tillë dhe kjo qasje e rrezikshme ndaj gazetarëve.  Po ashtu AGK thotë se pret nga institucionet kompetente që të zbulojnë sa më shpejt se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.

“Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, thekson AGK.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *