“Shqiperia ndeshkohet ne Samitin e Poznanit per shkak te Edvin Kristaq Mafise!
Nga 180 milione euro qe u shperndane per vendet e rajonit, vendi yne merr atletet e kuqe te Edvin Kristaq Mafise dhe pergjerimet e çirakut te Baton Stanishiqit.”, shkruan këtë të shtunë, ish-kryeministri Sali Berisha pas punimeve të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poloni.
Sipas Berishës Rama shkoi në samit me këpucë normale por u kthye më këpucë të kuqe.
“1- U kthye me kepuce te kuqe sepse, siç njoftojne burimet dipolmatike nga Samiti, qeverise se Edvin Mafise nuk iu dha asnje qindarke nga paketa prej 180 milione euro qe u nda per 6 vendet e Ballkanit Perendimor. Shumat kryesore te kesaj pakete i moren Bosnja dhe Maqedonia e Veriut por edhe Kosova mori 27 milione euro.
2- Edvin Kristaq Mafia u kthye me atlete te kuqe nga Poznani sepse Samiti mbeshteti hapjen ne Tetor te negociatave me Maqedonin e Veriut por jo me Shqiperine e narkoshtetit te pare ne historine e Europes.
3- Edvin Kristaq Mafia u kthye nga Poznani me atlete te kuqe sepse ne klimen e akullt qe e rrethonte, ne Samit iu be e qarte se me farsen moniste te 30 qeshorit ka shkelur rende Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetuten e Shqiperise.
Atij iu tha ne sy nga diplomate te autorizuar se ai tashme konsiderohet faktor destabilizues i vendit.
Perveç ketyre, per shkeljet e renda flagrante te mesiperme iu tha se per Shqiperine mund te nisin procedurat e pezullimit nga vend anetar i Keshillit te Europes.
4- Edvin Kristaq Mafia ne Poznan nuk shkoi me kepuce sporti por u kthye me atlete te kuqe sepse nuk u lejua te dilte ne konferencen per shtyp ne fund te punimeve te Samitit. Per kete qellim u modifikua edhe formati i zakonshem i konferences se shtypit.”, thekson Berisha.
Sipas tij, në konferencën e shtypit të kancelares gjermane Angela Merkel u ftuan të dalin kryeministrat Zaev dhe Borisov, por jo Rama.
“Kurse Rama si qyqar mbeti te ngushellohet me daljen para tele blushit dhe tele bolines!
Paversisht nga keto ne ditet ne vijim pritet qe çiraku i Baton Stanishiqit te pergjerohet e betohet per suksesin e madh te Edvin Kristaq Mafise ne Poznan, per shumat e medha qe iu dhane narkoqeverise se Edvin Mafise kurse Argati in chef apo Baton Stanishiq po pret me padurim te dale t’ju komunikoje shqiptareve nga studiot televizive tezat qe merr ne Beograd se nuk asht Zografi Bis qe ka rene ne gremine por tash asht vet kancelarja Merkell, qe ka marre fund dhe se Merkelli i ka dhene 12 miliarde euro Serbise dhe asnje euro Kosoves dhe se Merkelli nuk i don shqiptaret por don shume serbet.
E verteta miq eshte e kundert! Kancelaria Merkel i do shqiptaret por qendrimi i saj eshte nje mesazh per qytetaret e ketij vendi se ajo nuk mund te pajtohet me instalimin nga Edvin Mafia te narkoshtetit dhe narkomonizmit ne Shqiperi.”, përfundon Berisha.