Presidenti Meta ka shprehur besimin e tij se Këshilli i Bashkimit Europian do vendosë në tetor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Kreu i shtetit, shkruan se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor, ndërsa ka theksuar se Shqipëria është e përkushtuar dhe me shpresë te çelja e negociatave me BE-në në muajin tetor.
‘Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor.
Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje.
I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian.’ – shkruan Meta në llogarinë e saj në ‘Facebook’.