Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Sarandë, plagoset 40-vjeçari


Një sherr me thika ka ndodhur në Saranda mes dy personave ku ka mbetur një i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, ku dy pushues janë konfliktuar me thikë me njeri-tjetrin.

Sipas “News24” një person i paidentifikuar ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjec nga Vlora i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar menjëherë në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të sherrit, i cili la pas një të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *