Vendosni fjalën kyçe....

“Ministria e Turizmit si je?”, fenomeni i shëmtuar që po ndodh në kalanë e Himarës (FOTOT)


Florjan Binaj nuk është vetëm ai që bën gjithmonë humor siç jemi mësuar ta njohim përmes ekranit.

Përkundrazi, kur bëhet fjalë për disa çështje ai kushton gjithë seriozitetin dhe rëndësinë e duhur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori ka denoncuar një fenomen të shëmtuar që po ndodh në zonën e Himarës.

Muret e pjesës së vjetër të qytetit dhe kalasë janë “pushtuar” nga shkrimet në greqisht si “Himara është Greqi”.

Binaj i bën thirrje Ministrisë së Turizmit, të ndërhyjë urgjentisht ndërsa i kujton ministrit se nëse kjo do të ndodhte në Greqi, do të quhej një incident i rëndë diplomatik.

“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”, shkruan Binaj krahas fotove ku shfaqen mbishkrimet e shëmtuara.

Kujtojmë se aktori ka bashkëpunuar më parë me ministrin Blendi Klosi, për spotin aq shumë të kritikuar ku i bën thirrje Liam Neeson të vizitojë Shqipërinë, duke përdorur sloganin “Taken by Albania”.

Por ky bashkëpunim duket nuk e pengon atë të bëjë kritikat e tij ndaj Ministrisë së Turizmit, për neglizhencën e treguar ndaj monumenteve kulturore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *