Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, po zhvillon një takim me ambasadoren e OSBE-0ODIHR-it, Audrey Glover.
Gjatë takimit pritet që Kryemadhi t’i paraqesë Gloverit në dosje të plotë me të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet e 30 qershorit.
Kryemadhi vlerësoi raportin paraprak të OSBE/ODIHR i cili vuri qartë në dukje paligjshmërinë skandaloze të votimeve moniste të 30 qershorit.
Kjo paligjshmëri dhe atentat ndaj ligjit u drejtua nga komisioni qendror i zgjedhjeve i cili interpretoi ligjin sipas urdhrave të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke zhytur procesin elektoral në Shqipëri në krizën më të rëndë të të gjithë pluralizmit shqiptar.
Veprimet e njëpasnjëshme të KQZ dhe gjithashtu aktet e pafundme skandaloze të verifikuara në të gjithë Territorin i vunë vulën votimeve moniste të 30 qershorit duke konfirmuar vjedhjen dhe manipulimin e votës edhe ngjarjet shumë të rënda të ndodhura dhe më parë si në rastin e dosjes 339 e 184 ku Edi Rama dhe Rilindja përfaqësojnë vetëm grabitjen e votave, vjedhjen e tyre, blerjen, dhe kërcënimin.
Këto votime janë votime të papranueshme dhe sigurisht që LSI nuk i njeh ato dhe gjithçka ato kanë prodhuar.
Znj. Kryemadhi i dorëzoi Znj. Glover një dosje voluminoze me fakte të shumta mbi maskaradën e 30 qershorit dhe rolin kriminal të qeverisë dhe Edi Ramës në to.
Kjo dosje i vë vulën Edi Ramës dhe qeverisë që kanë humbur çdo të drejtë dhe besimin e të gjithë qytetarëve shqiptar se mund të organizojnë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi siç u provua edhe në zgjedhjet ku konkurronte vetëm partia socialiste, votonte vetëm Partia Socialiste dhe numëronte vetëm Partia Socialiste, manipulimet ishin skandaloze duke treguar fytyrën e vërtetë të raportit me shtetin dhe votën e lirë.
Gjithashtu Kryemadhi pohoi se kjo dosje vazhdon të zgjerohet me fakte të tjera të cilat po ofrohen nga burime të shumta informacioni, qytetarë, organizata, etj., dhe sigurisht në vijimësi ODIHR do të informohet për çdo fakt të ri që do të sigurohet.