Vendosni fjalën kyçe....

Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte si usta, arrestohet 55-vjeçari në Dukagjin (VIDEO)


Arrestohet në zonën e Dukagjinit një 55-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e pronarit të shtëpisë ku ai po punonte si usta.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator të 2018 në fshatin Doberdolit në Tropojë. Nik Lulashi, dyshohet se është autori i vrasjes së Tahir Bajraktarit. Në shtëpinë e këtij të fundit, Lulashi kishte shkuar për të kryer disa punime por pas një konflikti situate ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Tahir Sali Bajraktari

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar,  kapet dhe ndalohet në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, shtetasi i shpallur në kërkim: N. L., 55 vjeç, banues në Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi është autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit T.  B., ngjarje e ndodhur më datë 18.09.2018, në bjeshken e Doberdollit, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Tropojë me vendim nr. 35 datë 25.09.2018 ka caktuar masën sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Ky shtetas do i dorëzohet shërbimeve të D. V. P. Kukës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *