Eder Militao është prezantuar te skuadra e Real Madrid si lojtari më i ri, mirëpo është detyruar ta ndërpresë konferencën për mediat, pasi është ndjerë keq gjatë intervistimit.
Menjëherë sapo nisën pyetjet për brazilianin Neymar, 21-vjeçari u ndie “i dobët”.
Militao ndihmoi Brazilin të fitojë Kupën e Amerikës dhe ditën e djeshme u zbulua si nënshkrimi i fundit i Zinedine Zidane, pasi gjigandët spanjollë ranë dakord për një tarifë prej 50 milion eurosh me Porto.
Eder u mundua të lirojë kravatën e tij dhe të merrte një pije para se të thoshte: “Ndihem i lodhur, ndihem i lodhur, është një emocion i madh. Unë nuk mund të bëj asgjë më shumë.”
Kështu ai u detyrua të mbyllte konferencën.
Para se të ndihej keq, Eder tha se ishte shumë i lumtur për transferimin te Reali ndërsa shtoi se shpreson të bëjë historinë këtu.
Eder Militão fue presentado hoy en el @realmadrid. Durante la conferencia de prensa, se sintió mal y debió abandonar la sala.
🎥 @ElGolazoDeGol pic.twitter.com/vXcNpK7816
— Iñaki Goicoechea (@inakigoi) July 10, 2019