Vendosni fjalën kyçe....

Pedofilja më famëkeqe e Britanisë drejt lirimit nga burgu


Pedofilja më famëkeqe e Britanisë, Vanessa George, do të lirohet nga burgu. Gazeta “Metro” shkruan se George e ka filmuar dhe fotografuar veten duke abuzuar me foshnja dhe fëmijë të vegjël në çerdhen ku ajo punonte, para se t’i shpërndante pamjet në një rrjet online për pedofilët.

Ajo mori dënimin minimal prej shtatë vjetësh në burg në 2009-ën, por tani Bordi i Parole thotë se ajo ‘nuk përbën më rrezik për publikun’.

Në krye të protestave kundër vendimit për lirimin e George qëndronte dhe ish-burri i saj Andrew, i cili nuk ia kishte idenë e abuzimeve të së shoqes.

Ai ka frikë se ish-bashkëshortja e tij mund të ketë ‘manipuluar’ anëtarët e bordit të lirimit dhe thotë se nuk është e sigurt që ajo të lirohet nga burgu.

Lirimi i George u vonua nga 7 në 10 vjet, pas trazirave publike mbi një vendim, i cili u ndryshua më vonë, për lirimin nga burgu të përdhunuesit më të tmerrshëm, John Worboys.

George ishte e martuar dhe kishte dy vajza dhe u divorcua nga burri i saj Andrew, gjatë kohës që ishte në burg.

Familja e saj nuk kishte idenë e jetës së fshehtë që bënte në çerdhen “Little Teds” deri në arrestimin e saj më 9 qershor 2009.

George pranoi një total prej shtatë sulmeve seksuale të fëmijëve të vegjël dhe gjashtë akuza për shpërndarjen dhe bërjen e fotografive të pahijshme të fëmijëve.  Por ajo dyshohet se ka abuzuar me 64 fëmijë.

Me George në 2009-ën u arrestua dhe Colin Blanchard, dashnori i saj, i cili ishte kryetar i grupit të pedofilëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *