Ekzorcizmi për këtë peshkop katolik ka nevojë të shkojë në një tjetër nivel. Ruben Dario Haramijo Montoja, peshkop i Buenaventuras, Kolumbi, do të përdorë një helikopter të marinës për të spërkatur gjithë qytetin me ujë të shenjtë, që të largojë djajtë që sipas tij janë përgjegjës për rritjen e krimit, dhunës dhe korrupsionit.
“Duam të kalojmë në të gjithë Buenaventurën e të hedhim ujë të shenjtë nga ajri, që të pastrojmë djajtë që po na shkatërrojnë qytetin, si dhe që bekimi i Zotit të largojë ligësinë nga rrugët tona”, tha peshkopi, i cili u shugurua në vitin 2017 nga Papa Francesk.
“Qyteti ka nevojë të largojë të keqen, në mënyrë që të kthehet qetësia që ka humbur me gjithë këto krime, korrupsion e trafik droge”, tha Montoja.