Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bomba në hotel – 10 të vdekur në Somali, mes tyre gazetarë


Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë  dhe dhjetëra të tjetër të plagosur gjatë një sulmi në një hotel në Somali.

CNN” shkruan se disa njerëz të armatosur sulmuan hotelin në qytetin portual të Kismayo-s, rreth 500 km në jug të kryeqytetit Mogadishu. Një makinë bombë shpërtheu në hyrje të hotelit.

Mes viktimave ishte dhe Hodan Nalayeh, një gazetare e shquar somale-kanadeze. 43-vjeçarja u plagos rëndë dhe vdiq në spital. Burri i saj Farid mbeti gjithashtu i vrarë nga ky sulm.

Hodan Nalayeh

Një gazetar tjetër, Mohamed Sahal Omar, u qëllua ndërsa përpiqej të raportonte sulmin.

Një nga kandidatët për presidencën rajonale, pleqtë fisnorë dhe gazetarë ishin gjithashtu në mesin e të vdekurve, tha kapiteni i policisë Mahad Abdia për CNN. Zyrtarët lokalë ishin takuar brenda hotelit përpara zgjedhjeve rajonale të gushtit. Dhjetra të tjerë që ishin të pranishëm shpëtuan.

Grupi terrorist Al Shabaab mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të botuar në një faqe interneti, duke thënë se ai synonte ministrat e shtetit të Jubbaland, ligjvënësit rajonalë dhe federalë, si dhe kandidatët në hotel.

Hassan Ali Khayre, kryeministri i Somalisë dënoi “sulmin brutal” në një deklaratë të premten dhe i dërgoi ngushëllime të afërmve të viktimave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *