Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të kultivonin kanabis në zonën e pyllëzuar – Arrestohen dy vëllezërit, në kërkim dhe vëllai i tretë


Zbulohen 60 fidanë kanabis në periferi të Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina 2”, tre vëllezër janë penguar në tentativën e tyre për të kultivuar lëndë arkotike në një zonë të pyllëzuar. Policia thotë se ka sekuestruar 60 fidanë kanabis dhe ka arrestuar dy vëllezër në fshatin Mënik, në Ndroq. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe vëllai i tretë.

Procedohet në gjendje të lirë dhe kryeplaku i fshatit.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: – M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq – T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit: – E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi: – S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq. Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.“, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *