Një pasagjer në një fluturim me kompaninë ‘Delta Airlines’ ka filmuar pamjet e çmendura të motorit të avionit të dëmtuar rëndë.
Aty tregohet sesi pjesa e motorit është shkëputur krejtësisht dduke e detyruar pilotin që të bëjë ulje të detyruar.
Në një deklaratë, ‘Delta’ tha se fluturimi 1426 nga Atlanta në Baltimore u detyrua të bënte një ulje emergjente në Karolinën e Veriut të hënën me 148 pasagjerë në bord.
Askush nuk u lëndua në incidentin e frikshëm.
Ndërsa shumë prej pasagjerëve u shprehën të tmerruar me atë që ndodhi sidomos pas publikimit të pamjeve.