Gjendet trupi i pajetë i një 25-vjeçareje në Kanionet e Holtës në Gramsh.
Viktima është identifikuar si e reja me iniciale E.S., ndërsa trupi i saj është gjetur në dalje të kanionit.
Turistët mbetën të bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të shiut në zonë. 3 turistë të tjerë, dy djem dhe një burrë kanë humbur kontaktet dhe po kërkohen nga forcat RENEA, emergjencat civile dhe zjarrfikësit.
Njoftimi i policisë
Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.
Ne dalje te kanionin nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.
Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin.
Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.
Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.