Vendosni fjalën kyçe....

“Fik makinën dhe protesto”, java nis me protesta


Kjo javë pritet të nisë me protesta. Pavarësisht se Shqipëria ka aktualisht çmimet më të larta në rajon dhe Europë,një projektligj i ri i qeverisë pritet të rrisë sërish çmimin e karburantit.

Sot pritet që shumë qytetarë të protestojnë në Tiranë kundër miratimit të këtij projektligji, duke kërkuar uljen e çmimit të naftës në minimumin në 150 lekë të reja për litër.

“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”, thuhet në një poster të publikuar në rrjetet sociale. 

Bazuar në videon që qarkullon në rrjetet sociale, protesta duket të jetë frymëzuar nga “Jelekverdhët” në Francë, të cilët nisën të protestonin kundër rritjes së çmimit të naftës në fillim të këtij viti, kërkesat e tyre u plotësuan por lëvizja e tyre ende vazhdon duke i shtuar gjithnjë e më shumë kërkesa të tjera qeverisë franceze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *