Një 27-vjeçar është mëngjesin e sotëm në Vlorë, pas akuzave se ka vjedhur një farmaci. Policia njofton se i riu me inicialet I.P, dyshohet se vodhi tetë ditë më parë në lagjen “29 Nëntori” farmacisten me inicialet L.Ll nën kërcënimin e thikës.
Ai arriti t’i merrte 10.000 lekë të rinj.
“Vjedh me dhunë disa para në një farmaci, kapet nga policia shtetasi i shpallur në kërkim:
- P., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.