Theo Hernandez duket se po ambientohet shpejt te Milani.
Raportohet se ish-lojtari i Real Madridit e ka impresionuar edhe trajnerin Giampaolo, madje ky i fundit është shprehur se i ka të gjitha mundësitë që brenda pak kohësh të shndërrohet në një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij.
Në javën e parë përgatitore që po zhvillojnë kuqezinjtë, Theo ishte surpriza më e madhe.
Puna e bërë te Atletico ndër vite, para se t’i bashkohet Realit, tregon qartë që në aspektin fizik mbrojtësi gëzon formë shumë të mirë.
Për momentin, në radhët e kuqezinjve ai është lojtari që gëzon formën më të mirë fizike. Ka shpejtësi dhe rezistencë dhe ndjek me vëmendje programin e punës.
Trajneri Giampaolo ka besim se me fillimin e kampionatit, Theo Herndandez, nuk do të zhgënjejë askënd dhe se do të jetë një garanci e madhe për prapavijën.