Një sasi prej 384 kilogramësh kokainë është gjetur e fshehur brenda një ekskavatori ‘Caterpillar’ prej 20 tonësh, që ishte dërguar në Australi nga Afrika e Jugut.
Sasia e madhe e drogës u gjet nga Forca Kufitare Australiane, pasi makina u kontrollua në pikën e kontrollit të kontenierëve në Sydney Container në muajin qershor.
Kapja e drogës çoi në dy arrestime të dielën, pasi policia i mbërtheu kontrabandistët e dyshuar në qytetin e Bungendore në Neë South Wales.
Droga ka të ngjarë të jetë e destinuar për qytetet e Melburnit dhe Kanberrës, si dhe për vendpushimet e skive.
Oficerët e Forcave Kufitare zbuluan qindra pako nga 1 kilogramë kokainë, të fshehura në boshtin e ngritur hidraulik të ekskavatorit. Droga ka një vlerë prej 144 milionë dollarësh australianë (101 milion dollarë amerikanë).
Operacioni i kontrabandës u përshkrua si ‘tepër i sofistikuar’ nga autoritetet zyrtare.