Aplikacionet në “telefonat e zgjuar” shpesh herë bëjnë që përdoruesit të marrosen pas tyre.
Së fundmi aplikacioni “FaceApp” i cili shndëron fytyrat duke i transformuar në një moshë më të vjetër është bërë viral në rrjet dhe ka gjetur përdorim në gjerë.
Përdoruesit janë duke e përdorur masivisht këtë aplikacion duke kënaqur në një farë mënyre veten duke parë se si mund të duken disa vite më të vjetër.
Një aplikacion i cili në vetvete nuk bën asgjë tjetër veçse aplikon disa filtra mbi fytyrë dhe tashmë duket se edhe është bërë një sfidë mes përodruesve ku vrapojnë ta përodrin dhe të hedhin në rrjetet sociale fotot si pleq.
“VIP-at” nga të gjitha zhanret nuk kanë shpëtuar nga ky aplikacion dhe fotot e tyre janë shpërndarë në internet.