Vendosni fjalën kyçe....

65-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje


Një 65 vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Selenice, ndërsa sipas policisë bëhet me dije se rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *