Prej orës 09:00 të këtij mëngjesi, në selinë e PS po zhvillohet mbledhja e kryesisë.
Burime pranë selisë rozë bëjnë me diej se është vendosur shtyrja e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për në datën 23 korrik, ndërsa nuk dihen arsyet, raporton News 24.
Një ditë më parë Kryeministri Rama iu kërkoi drejtuesve të 4 qarqeve të Veriut, të që të bëjnë kujdes me lëvizjet politike që do të kryhen në administratat e bashkive, deri tani të djathta.
Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.