Kancelarja gjermane, Merkel, ka prezantuar ministren e re të Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer, që do zëvendësojë në këtë pozicion, Ursula von der Leyen, që u zgjodh Presidente e KE-së.
Merkel e ka publikuar në faqen e saj në ‘Instagram’ foton ku janë ajo, von der Leyen e Kramp-Karrenbauer.
Von der Leyen u zgjodh ditën e djeshme presidente e KE-së, në vend të Juncker, në një votim të ngushtë dhe ku ajo ishte kandidatja e vetme në garë.
‘Mirësevjen në kabinetin qeverisës, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe suksese në detyrën e re, Ursula von der Leyen. Kramp-Karrenbauer u emërua sot si ministre e re e Mbrojtjes.’ – shkruan Merkel në ‘Instagram’.