Një bombol gazi ka shpëthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Drashovicë të Vlorës.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Razi Hoxhës dhe nuk ka të lënduar.
Ndërkohë raportohet se ka vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e shpërthimit.
Kujtojmë që ky është rasti i dytë i shpërthimit të bombolës në vetëm pak ditë.