Vendosni fjalën kyçe....

Njësoj si me Durrësin, PS i kërkon sërish Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin për Vorën


Ashtu si edhe ndodhi në Durrës, ku mandati i kryebashkiakut u shqyrtua po nga e njëjta gjykatë, do ndodhë edhe për mandatin e Vorës ku ditën e djeshme Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën, raporton News24.

Për këtë, Partia Socialiste i është drejtuar sërish Gjykatës së Tiranës duke i kërkuar mandatin për Agim Kajmakun i cili u shpall fitues nga votimet e 30 qershorit.

Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Agim Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës, vendim që u publikua dy të ditë më parë.

Në vendimin e trupës gjykuese, thuhet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative. Ky vendim i dhënë më 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *