Vendosni fjalën kyçe....

Reagon më në fund Edi Rama pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt


Reagon më në fund Edi Rama pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt për shkak të thirrjes së tij në Gjykatën e Hagës.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkruan në “Twitter” kryeministri i Shqipërisë.

Kështu me vetëm dy fjali dhe pas shumë e shumë orësh vonesë, Rama e quan “sfidë të re” atë të Haradinajt.

Ajo që bie në sy është se Rama nuk ka shkruar veçmas për Haradinajn, por për të dy, edhe për Jakup Krasniqin, i cili po kështu u kërkua në Hagë, kur thotë “Protagonistët e UÇK-së”.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kryeministrit me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata e Hagës për të dëshmuar sërish lidhur me aktivitetin gjatë Luftës së Kosovës.

Por ajo që bën përshtypje, pas reagimit të thuajse gjithë politikanëve të rëndësishëm në Shqipëri, është heshtja e kryeministrit Edi Rama.

Asnjë postim për t’u solidarizuar me homologun e tij shqiptar në këtë ditë të vështirë për të.

Dorëheqja për shkak të Gjykatës së Hagës nuk është e para për Haradinajn pasi edhe herën e parë kur u zgjodh si kryeministër i Kosovës në 2004 ai qëndroi vetëm 100 ditë në zyrën e qeverisë dhe u thirr në 2005 nga Tribunali Ndërkomëbtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj ka pasur disa beteja me Gjykatën e Hagës dhe e para daton në vitin  2005 çka e detyroi të dorëhiqet edhe nga posti i Kryeministrit ashtu si edhe tani. Në 2005 pasi Haradinaj la postin e kryeminsitrit ai u paraqit vullnetarisht në Hagë u mbajt disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua përkohësisht deri në gjykimin e tij ku u lirua nga akuzat në 3 prill 2008 për mungesë provash bindëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *