Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç takime të rëndësishme një ditë pas dorëheqjes së Haradinajt, nesër iu drejtohet qytetarëve me një fjalim


Presidenti serb, Vuçiç, pritet t’u drejtohet nesër qytetarëve, ndërsa sot ka mbledhur të gjithë udhëheqësit e Serbisë në vendet e tjera si dhe zyrtarët e qeverisë së tij.

Kjo lëvizje vjen një ditë pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, për shkak të thirrje së këtij të fundit nga Gjykata e Hagës.

Vuçiç është takuar me anëtarin serb të presidencës së Bosnjës, Dodik, ministrin serb të Mbrojtjes, Vulin, ministrin e Brendshëm, Stefanoviç, drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Presidencës, Nikolla Selakoviç, transmeton Lajmi.net.

Pas këtij takimi, zyra e shtypit të presidentit serb ka bërë të ditur se nesër në orën 10:00, Vuçiç pritet t’u drejtohet qytetarëve rreth dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *