Një inxhinier i pranishëm në kabinën drejtuese të një avioni Boeing 373, ka arritur të filmojë me celularin e tij, sesi u zhyt në Oqanin Paqësor mjeti me 46 persona në bord, aksident që i kushtoi jetën një pasagjeri.
12 anëtarë të ekuipazhit dhe 34 pasagjerë mbijetuan në aksidentin e ‘Air Niugini’ të avioni Boeing 737. Ai u rrëzua 1.5 kilometra nga pista e uljes. Në video dëgjohet piloti i dytë duke thënë: ‘Jemi shumë ulët!’
Filmi në kabinë tregon pilotin dhe bashkëpilotin duke injoruar paralajmërimet e përsëritura nga instrumentet e avionit se avioni po ulej shumë duke u tërhequr vëmendjen që ta ngrinin sërish.
Varkat lokale dhe zhytësit e Marinës së SHBA-ve nxituan në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në nxjerrjen e udhëtarëve, por një pasagjer ishte ende në bord kur aeroplani u zhyt në ujë.
Sipas hetuesve të aksidentit, një mjek konfirmoi se pasagjeri nuk e mbante rripin e sigurimit në kohën e rrëzimit u dëmtua në kokë.