Kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta lëshojë zyrën.
Ajo e bëri deklaratën në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘Nwës24’ ku tha ndër të tjera se do qëndrojë në zyrë deri kur të ketë zgjedhje që do u japin qytetarëve shkodranë mundësinë të përzgjedhin kujt t’ia besojnë bashkinë.
‘Unë kam dëgjuar politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjeçar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës.’ – tha Ademi.
Ajo tha se në vend mund të ketë sërish situata të nxehta ndërsa foli edhe për padinë e bërë në Gjykatën Kushtetuese për votimet e 30 qershorit, të cilat i cilësoi të paligjshme.
‘Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të na japë një përgjigje lidhur me 30 qershorin. Për momentin ne nuk e kemi funksionale, por pas diskutimeve, është i vetmi institucion që mund të cojë në zgjidhjen. Pavarësisht se kërkon kohën e vet, është një proces i gjatë, unë e shoh si mënyrën që duhet të ndjekim. Ajo që kemi bërë në kohë është konsultimi i mirë, pasi nuk kemi një precedent më parë. Unë nuk jam juriste, por është e vështirë të gjesh një rast të tillë jo vetëm në Shqipëri. Kështu që kemi qenë të kujdesshëm. Uroj të bëhet objekt i shqyrtimit, në momëntin që do funksionojë.’ – shtoi ajo.