Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe mbështetësit PD-së në Kurbin.
Në fjalën e tij, kryedemokrati theksoi se varfëria dhe papunësia, kanë ardhur si shkak i grabitjes që opo i bëhet vendit nga kryeminiastri Rama dhe një grusht hajdutësh pranë tij.
‘Mosmarrja pjesë në votimet e 30 qershorit ishte tregues se njerëzit janë vetëdijësuar se 30 qershori nuk bëhej për ta, por bëhej për Edi Ramën dhe një grusht banditësh dhe oligarkësh me të cilët sundon qeverinë.’ – tha Basha.
Basha theksoi se vendi po kalon një krizë të thellë e po grabitet e po plaçkitet, gjë që ka çuar në një gjendje të rëndë ekonomike.
‘’1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës.’ – shtoi Basha.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka përgjegjësinë për të ndryshuar situatën në vend dhe t’i japë fund qeverisjes kriminale, grabitjes e përzënies së shqiptarëve.