l
Një aksident ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët po udhëtonin me një motor.
Ata dyshohet se janë përplasur me një mjet bujqësor që drejtohet nga një person me iniciale E.M., i cili është ndaluar nga policia.
Të lënduarit janë dërguar në spital për mjekim kurse gjendja e tyre nuk dihet ende.
Njoftimi i policisë
Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 20.07.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie, shtetasi A.B, duke drejtuar një mjet motor dyshohet të jetë përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin E.M, ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi A.B dhe shtetasi Xh.B, pasagjer në motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Shtetasi E.M, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.