Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i policisë fliste për menaxhimin e trafikut, prapa krahëve të tij përplasen dy makina (Video)


Drejtori i policisë rrugore Mitat Tola ditën e djeshme kishte dalë në terren për inspektimin e trafikut rrugor.

Tola në praninë e mediave dha disa deklarata lidhur me menaxhimin nga policia të trafikut në rrugë dhe masat e shtuara të ndërmarra nga policia.

Por teksa ishte folur me gazetarët, mbrapa krahëve të tij dy automjete u përplasën në Qafë Kashar.

Në videon e publikuar nga Abc News shihet momenti gjatë intervistës së drejtorit të Policisë dhe përplasja e automjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *