Vendosni fjalën kyçe....

Politika e re për emigrantët, SHBA fillon deportimet e menjëhershme


Qeveria amerikane po jetëson një proces deportimi të shpejtë që do të anashkalojë Gjykatat e Emigracionit. Sipas rregullave të reja, emigrantët që nuk mund të provojnë që kanë qëndruar në SHBA prej më shumë se dy vitesh mund të deportohen menjëherë.

Deri më tani, deportimet e shpejta mund të aplikoheshin vetëm për ata që mbaheshin afër kufirit dhe që kanë qenë në SHBA për më pak se dy javë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra e mijëra njerëz mund të preken nga këto rregulla të reja. Unioni amerikan për liritë civile tha se do ta sfidojë politikën në Gjykatë. Rregulli i ri pritet të implementohet me efekt të menjëhershëm pasi të shpallet, të martën.

E gjithë kjo ndodh ndërsa politikat amerikane për emigracionin janë nën polemika, veçanërisht për sa i takon kushteve në qendrat e mbajtjes së emigrantëve në kufirin jugor, me Meksikën.  Analistët thonë se presidenti amerikan, Donald Trump po planifikon ta bëjë qëndrimin e ashpër ndaj emigracionit një element kyç edhe të fushatës së tij për rizgjedhje në 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *