Vendosni fjalën kyçe....

Protesta te Teatri, aktori Liçaj thirrje qytetarëve të bashkohen: Kjo që po bën qeveria një turp


Aktori Neritan Liçaj në fjalën e tij përpara Teatrit iu ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mbrojnë godinën e artit.

Liçaj deklaroi se kjo që po bën qeveria Rama është një turp, kurse ka shtuar se ata që po bëjnë këtë maskaradë do të dalin përpara drejtësisë së popullit.

A e kuptoni se çfarë po bëni. Keni ardhur me skafandra dhe me shkopinj. Ejani këtu në këtë burg që na ka përgatitur ministri i Brendshëm dhe kryeministri. Ne do të jemi me sytë lart, ndërsa ju meritoni të dilni përpara drejtësisë së popullit. Qytetarë të Tiranës ejani jeni të ftuar këtu në sheshin e teatrit Kombëtar, në këtë vend ku thuhen të vërteta dhe mbështeten interesat e shqiptarëve”- tha Liçaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *