Kreu i PD-së Lulzim Basha ashtu siç u lajmëruar më parë është parë të shkojë të dëshmojë te Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen Toyota Yaris.
Në fotot e publikuar nga LSA kreu i opozitës shihet tek hyn në ambientet e prokurorisë ku do të merret në pyetja nga prokurorë belgë dhe shqiptarë.
Prokurorët belgë që po merren me hetimin e kësaj çështjeje, kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje kreun e PD.