Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë një nga të plagosurit


Ndërron jetë një nga të plagosurit në shpërthimin e transformatorit të tensionit të lartë pranë një godine në ndërtim në autostradën Tiranë-Durrës.

Shpërthimi i transformatorit të tensionit të lartë, ndodhi rreth orës 12 të ditës së sotme duke bërë që 3 punëtorë, Gjergji Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku të ishin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht njëri prej të lënduarve, Gjergji Sula nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. 

“Rreth orës 12.00,  në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie  elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti  shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, jep detaje policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *