Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti palestinez pezullon të gjitha marrëveshjet me Izraelin


Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka njoftuar se të gjitha marrëveshjet që janë aktualisht me shtetin e Izraelit do të pezullohen për një kohë të pacaktuar, pas prishjes së shtëpive në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Presidenti Abbas e njoftoi vendimin të enjten pasdite dhe tha se ai do të hyjë në fuqi të premten. Ky veprim vjen në përgjigje të rrënimit të shtëpive nga ana e qeverisë izraelite në Ëadi Hummus, një komunitet palestinez në Jerusalemin juglindor.

‘Ne nuk do t’i bindemi diktaturës dhe do të refuzojmë përpjekjet për të imponuar këtë gjë, veçanërisht në Jeruzalemin Lindor’, tha Abbas, pas një takimi me udhëheqjen e lartë palestineze në Ramallah, sipas agjencisë së lajmeve ËAFA.

‘Duart e palestinezëve janë ende të shtrira drejt një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të gatshëm të kapitullojmë dhe të bashkëjetojmë me pushtimin’, shtoi ai.

Tel Avivi njoftoi së fundmi planet e tij për të hapur rrugën për vendbanime të reja në Jeruzalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli.

Masa u kundërshtua nga Bashkimi Evropian si ‘një pengesë për paqen’, që ‘vazhdon të minojë mundësinë e një zgjidhjeje të qëndrueshme dy shtetërore’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *