Presidenti francez Macron, do të diskutojë Brexit me kryeministrin britanik Johnson në javët e ardhshme, tha një zyrtar i zyrës së presidentit francez.
Macron gjithashtu ftoi Johnson në Francë për një vizitë në javët e ardhshme, tha zyrtari.
Të dy liderët kanë folur të enjten dhe bisedimet e Macronit me Johnson mbi Brexit do të jenë në lidhje me kërkesat e Bashkimit Evropian në lidhje me Brexit, raportoi Reuters, duke përmendur deklaratën.
Johnson u zgjodh kryministër i Britanisë së Madhe pas dorëheqjes së Theresa May dhe ka deklaruar se para fundit të vitit, ishulli do dalë nga BE-ja me ose pa marrëveshje.