Vendosni fjalën kyçe....

‘Do shohim diku tjetër për të blerë avionë në vend të F-35’ – Erdogan


Presidenti turk Erdogan, tha të premten se Turqia do të shihte diku tjetër për avionë luftarakë nëse SHBA nuk do t’i shesë avionët ‘F-35’, raporton ‘Reuters’.

Vendimi i SHBA-së për të larguar Ankaranë nga programi nuk do ta pengojë atë nga përmbushja e nevojave të saj, shtoi ai.

Duke folur publikisht për tensionet në rritje me SHBA-në, Erdogan tha se shpresonte që zyrtarët e SHBA-së do të ishin të arsyeshëm për çështjen e sanksioneve, duke shtuar se Turqia mund të rishqyrtojë blerjen e avionëve të avancuar të Boeing.

‘Nuk do na i jepni F-35? Mirë, por ne do të duhet përsëri të marrim masa edhe për këtë çështje dhe ne do të shohim diku tjetër’, tha Erdogan në një takim me anëtarët e partisë së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *