Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Saranda: Zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore e pa Ramën kryeministër


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, ka deklaruar nga Saranda se zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë me Ramën kryeministër.

Ndërsa theksoi se votimet e 30 qershorit ishin nul dhe antikushtetuese dhe nuk mund të prodhojnë asnjë rezultat të ligjshëm.

‘30 qershori vetëm sa vërtetoi edhe njëherë se me Edi Ramën s’mund të ketë një proces normal zgjedhor. Natyrisht që 30 qershori është nul, është nul nga ana kushtetuese. Me 10 qershor, i vetmi institucion që dekreton zgjedhjet, Presidenti i Republikës, e anuloi si datë, caktoi një datë tjetër. I vetmi institucion që mund ta gjykojë është Gjykata Kushtetuese. Ndaj 30 qershori është nul. Nuk ka prodhuar dhe s’mund të prodhojë asnjë rezultat të ligjshëm.’ – tha Basha.

Më tej Basha theksoi se PD dhe opozita e bashkuar nuk ka objektiv tjetër veç zgjedhjeve të parakohshme parlamentar në një datë me ato kushtetuese lokake, me qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër.

‘Vendosmëri të plotë dhe me qartësi për objektivin që kemi përcaktuar: zgjedhje të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale, me një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Dhe me nxjerrjen para drejtësisë, të të gjithë personave që janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e shqiptarëve, siç e kanë mësuar tashmë gjithë bota.’ – shtoi Basha.

Ai tha se vendi po varfërohet pasi po plaçkitet nga Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë e pasuritë me njëri-tjetrin si dhe parashtroi pikat e PD-së për daljen nga kriza e thellë institucionale, ekonomike e politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *