Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Moskë, arrestohen 300 persona


Policia në, Moskë ka arrestuar rreth 300 persona në një protestë të paautorizuar kundër përjashtimit të shumë kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e afërta lokale.

Protestuesit u larguan me forcë nga sheshi ndërsa mijëra të tjerë ishin mbledhur në rrugët përreth. Disa nga kandidatët e ndaluar në zgjedhje u arrestuan më herët ndërsa policia kishte nisur aksionet. Opozita thotë se kandidatët e saj janë ndaluar për arsye politike.

Zyrtarët skualifikuan rreth 30 kandidatë të opozitës duke thënë se ata nuk kishin mundur të mblidhnin firma të mjaftueshme, të vlefshme, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 shtatorit.Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, e kishte quajtur protestën një kërcënim për sigurinë dhe kishte premtuar se do të ruante rendin publik.

Zemërimi është përhapur shumë mes mbështetësve të opozitës për shkak të mënyrës se si menaxhohet qyteti. Lideri i opozitës, Aleksei Navalny, një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, u arrestua dhe u dënua me 30 ditë burg, të mërkurën, pasi kishte bërë thirrje për protestën e paautorizuar të së shtunës. Zgjedhjet lokale zakonisht tërheqin pak vëmendje në rusi.

Autoritetet e Moskës nuk kontrollojnë buxhetin e qytetit apo emërimet në postet kyce dhe zgjedhjet e mëparshme kanë kaluar pa shumë protesta apo interes të shtypit.

Por, këtë vit, banorët e Moskës janë zemëruar me atë që e shohin si një përpjekje të hapur për të skualifikuar politikanët e pavarur nga gara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *