Vendosni fjalën kyçe....

Digjet për herë të dytë lokali i denoncuesit të skandalit të tokave te “Rana e Hedhun”


Digjet për herë të dytë lokali i denoncuesit të skandalit të tokave te “Rana e Hedhun”.

Lokali i Pjetër Prelës, sipas “Report TV” është shkrumbuar gjatë natës, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në  bashkëpunim ,parashikuar nga neni 151 dhe 25 i Kodit Penal, pasi me datë 28.07.2018, në Shengjin, është djegur një lokal në pronësi të shtetasit P.P.,55 vjeç,banues në Lezhë,duke shkaktuar vetem dëme materiale.

Policia e Lezhës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, jep detaje policia.

Në lidhje me skandalin e pronave tek Rana e Hedhun janë arrestuar disa zyrtarë të lartë bashkisë së Lezhës ndaj të cilëve gjyqet vijojnë edhe sot. Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *